Donate
Contributors

Biomodd Prishtina

Biomodd Prishtina

Punëtori: Krijimi i Ekosistemeve Të Gjalla Brenda Kompjuterëve

Biomodd është një projekt bashkëpunues artistik që sfidon nocionet e supozuara të kundërshtimit në mes të natyrës dhe të teknologjisë. Në Biomodd, natyra dhe teknologjia janë ndërfutur në instalimet hibride të artit në kultura të ndryshme në mbarë botën. Rrjetet kompjuterike, të ndërtuara nga mbeturinat elektronike (komponentë kompjuterike jashtë përdorimit), janë të pajisura me ekosisteme të brendshme të gjalla. Në një shkëmbim simbiotik, bimët dhe algat jetojnë krahas elektronikës duke përdorur ngrohjen e liruar nga komponentët elektronike për të lulëzuar.

Iniciuar nga Angelo Vermeulen, Biomodd si projekt me kod burimor të hapun, ka udhëtuar në të gjithë botën gjatë viteve të fundit. Biomodd ne gusht 2015 u zhvillua në 3 qytete të ndryshme të Evropës: Karlsruhe, Prishtinë dhe Londër.

Projekti ishte një bashkëpunim në mes të Angelo Vermeulen dhe partnerët në Kosovë – Prishtina Hackerspace, re: Public, Fondacioni Jeshil dhe permakulturisti Ognen Onchevski. Biomodd [PRs] është pjesë e projektit më të madh artistik Seeker [PR7], i cili do të realizohet në Kosovë në vitin 2016.

Biomodd Prishtina eshte mbështetur nga Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit e Republikes së Kosovës.

Të gjithë të interesuarit, për të parë rezultatet e kësaj punëtorie, do të mund të na vizitojnë në Prishtina Hackerspace.

Foto dhe me shume detaje mund te gjeni ne faqen ne facebook: https://www.facebook.com/biomoddprishtina