Donate
Contributors

Guerilla Recordiwng Workshop

Guerilla Recordiwng Workshop

Data: E Diel, nga ora 14:00 – 17:00

Punëtori me Dritero Nikqin* në Prishtina Hackerspace mbi incizimin e zanit e muzikës. Krejtsisht interaktive dhe me theks në aplikimin praktik të parimeve bazike të incizimit në studio dhe në teren, akustikes e monitorimit, mikrofonave dhe përgaditjes së instrumenteve.

Kjo punëtori i kushtohet tonistave/audio inzhinjereve të ri e atyne veteran, artisteve ose grupeve që e kanë për qëllim incizimin e demove ose albumeve të tyne, ose vec thjeshtë audio entuziasteve.

Qëllimi i Guerrilla Recording është zbulimi i mundësive të incizimit (të ashtuquajtun) profesional me mjete (të ashtuquajtuna) inferiore, shfytezimi i tanë potencialit të kushteve dhe mjeteve të incizimit (të ashtuquajtun) amator për nji produkt sa ma të kënaqshëm e cilësor në fund si rezultat.

Të dielën në hapesirat e Prishtina Hackerspace kemi me punu bashkë në simulim të nji dite të incizimit në studio me kushtet qe i kemi aty me e prodhu nji kangë/pjesë për nji ditë!

Pra hajdeni, merrni instrumentet e mikrofonat etj. me vete (edhepse kryesoret kemi me i pasë aty) dhe ejani ta bejme këtë kakë së bashku!

(*DN – tash 10 vjet tonist e producent ne Studio C ne Prishtine, ish-student i Alchemea në Londer me praktike në studio atje, kompozitor dhe inzhinjer zani për media, antar grupeve/projekteve muzikore si por-no, ambasadi etj…)

Prishtina Hackerspace është në Aktash, ma saktësisht n’rrugën Ganimete Tërbeshi: prej rrugës t’Dubrovnikut i bjen me qenë 2 rrugë ma nalt se videoklubi “Saba”, e kur hini djathtas n’rrugën Ganimete Tërbeshi, 50 metra mrena rrugës në anën e djathtë e gjeni shpinë! Harte: https://goo.gl/maps/1iYrU Edhe e kemi nji video që kallxon qysh me gjetë lokacionin: https://www.youtube.com/watch?v=Tv72MESuxnY